DnV raporton parregullsitë e para të zgjedhjeve
Pëlqej
Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e parë për sot, duke theksuar se ka pasur disa parregullsi në nisjen e këtij procesi.

Albert Krasniqi monitorues nga DnV ka raportuar për parregullsitë nëpër qendrat e votimit nëpër komuna të Kosovës.

Ai ka thënë se 18 raste të cilët në mënyrë të paautorizuar kanë qenë nëpër qendra të votimit që sipas tij përbëjnë ndikim tëk qytetarët që vijnë të votojnë.

"Në disa vendvotime kanë shkuar i kanë marr vulat më vonë, dhe ato janë mbyllur përkohësisht dhe vulat janë kthyer më pastaj. Duhet të jepen sqarime dhe KQZ të dal me raport zyrtar, sepse mungesa e vulave mund të shkaktojë trenin bullgar", ka thënë Krasniqi.

Ai ka përmendur për parregullsi në Decan, në Podujevë, në Mitrovicë etj.

Sipas tij, në në shkollën Naim Frashri në Podujevë, shiritat e sigurisë janë vendosur më vonë.

"Disa persona sillen në afërsi të vendvotimeve 3 Rahovec, 3 Mitrovicë, 2 në Prizren dhe Ferizaj. Qasja për personat me aftësi të kufizuara kanë problem me qasje në objektet. Këto janë të dhënat e para që i kemi marr nga terreni', ka thënë ai. /albeu.com/


Shtuar më 22/10/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori