U ekstradua nga Shqipëria, gjykata në Stamboll dënon me mbi 11 mijë vjet burg bosin e kriptomonedhave

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me mbi 11,000 vite burg Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet si kreu i Crypto Exchange Thodex për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Vendimi u dha nga gjykata turke, raportojnë shkruajnë mediat e huaja, ndërsa thekohet se u dënuan edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë.

“Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, ka thënë ai në dëshminë par togave të zeza.

Kujtojmë se i riu turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.