DnV: Deri në orën 12 votuan mbi 270 mijë votues, raportohen shumë parregullsi
Pëlqej
Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) po vazhdon ta vëzhgojë procesin zgjedhor. Sipas raporteve nga terreni, deri në orën 12:00 kanë votuar mbi 270 mijë votues me të drejtë vote ose 14.62% e të gjithë votuesve, tha Albert Krasniqi nga DnV gjatë një konference për media.

Krasniqi tha se, sa i përket parregullsive, deri në orën 12:00 ka pasur tentime për të votuar më shumë se një herë, gjithësej janë shënuar 26 raste, prijnë Ferizaj, Mitrovica dhe Prizreni.

“Fotografimi i votës është evidentuar në tetë vendvotime si në Decan, Pejë dhe Prishtinë.

Vështirësitë për të gjetur emrin në lista, 401 votues kanë pasur probleme të tilla si në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë. Janë regjisistruar edhe raste kur fletvotimet kanë pasur defekte teknike”, tha Krasniqi. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2017, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori