Dëmtohet pllaka përkujtimore serbe në Lipjan (FOTO)
Pllaka Përkujtimore e të vrarëve serbë në Lipjan është dëmtuar nga persona të panjohur.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic.

Policia bën me dije se persona të panjohur e kanë thyer pllakën Përkujtimore dhe mbi të kanë shkruar "Hakmarrje".

Dy ditë para përvjetorit të të rënëve serb, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur lule në pllakën përkujtimore, i cili tha se krimet e tilla nuk duhet të mbeten pa u pandëshkuar. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori