“Pavarësia e Kosovës realitet i pakthyeshëm!” Bëhet “i gjallë” Lulzim Basha, nuk mungon një urim për Zelensky-n

Lulzim Basha është shfaqur sot publikisht pas një periudhe që ka qenë larg vëmendjes mediatike.

Ai ka marrë pjesë në mledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës, ku ndër të tjera tha se Pavarësia e Kosovës një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon.

Gjatë fjalës së tij nuk mungoi as një urim për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili sot feston ditën e lindjes.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe një vit pas agresionit rus në Ukrainë është koha të vendosim paqen dhe stabilitetin. Do të ishte një gabim shumë i madh për cdo vend po të hiqte paralele, cfarë po ndodh në Ukrainë sot është një zile për Ballkanin Perëndimor”, tha ndër të tjera Basha.


Shtuar 25.01.2023 16:35