Chelsea, skuadra e radhës që futet në garë për Depay

Për Memphis Depay së fundmi ka shprehur interes edhe ekipi i Chelsea.

Lajmin e ka konfirmuar Jacob Steinberg dhe ky do të ishte një rikthim i holandezit në Premier League pas eksperiencës jo pozitive që pate te Manchester United.

Depay po përshpejton për të lënë ambientet e “Camp Nou” pasi është në dijeni se nuk është pjesë e formacionin titullar të Xavi-t.

Chelsea ndërkohë pas largimit të Lukakut dhe me një Ëerner thuajse të larguar do ta përdorte yllin e Barcelonës si qendërsulmues./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 19:27