Drejtoria e Fakultetit të Farmacisë në
Beograd pranoi se
djali i ish-ministrit për Kosovën në qeverinë serbe të Tadiqit,
Goran Bogdanoviq nga Leposaviqi, është regjistruar në këtë fakultet edhe pse ishte i 178-ti nën vijën përkufizuese të kandidatëve pa pikë të mjaftueshme për
regjistrim.
Dekania e re e këtij fakulteti, prof. dr. Zorica Vujiq tha se detyrën e dekanit e ka marrë në fillim të muajit tetor, kur regjistrimi kishte përfunduar, por që menjëherë pas shkrimit në gazetën Blic për këtë
regjistrim të padrejtë ka urdhëruar verifikimin se si ka ndodhur kjo.
Sipas Kohës Ditore Velimir Tmushiq i ka thënë më parë gazetës që nëse konstatohet se Vasilije
Bogdanoviq është regjistruar në mënyrë jo të rregullt, atëherë ai
regjistrim do të anulohet. Fakulteti i farmacisë në
Beograd ka pranuar 245 studentë, ndërsa
djali i
Goran Bogdanoviqit ka qenë në listën e suksesit në provim pranues i 423-ti. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2012,
ora 14:07