E trishtë, humb jetën në moshën 80-vjeçare këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur i grupit të famshëm italian ”Ricchi e Poveri”, Franco Gatti vdiq në moshën 80-vjeçare në qytetin e Gjenovës.

Prej vitesh ai ishte larguar nga grupi pas vdekjes së djalit të tij, Alessio në vitin 2013.

”Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franco”, thuhet në ngushëllimin e grupit të famshëm të viteve ’60.

Fytyra historike e grupit, Franco Gatti ishte parë për herë të fundit në televizion kur foli së bashku me bashkëshorten, Stefania për dhimbjen e vdekjes së papritur të djalit të tyre.

”Kolegët dhe miqtë e mi vazhdojnë të punojnë. U ndala sepse nuk dola më në skenë me gëzim”, tha ai atëherë.