Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
Ditë me temperatura shumë të larta, këshillohet të mos ekspozoheni në diell
Përveç mjekëve që apelojnë për shmangie nga dielli dhe konsumim të lëngjeve, edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar për kujdes, pasi sot temperaturat do të jenë deri në 35 gradë Celsius dhe konsiderohet si ditë që paraqet rrezik për të gjitha moshat.

Sipas Institutit, dita e sotme do të jetë e nxehtë dhe me vapë, pasi shkalla e avullimeve ka arrit kulmin dhe njëkohësisht indeksi UV është në nivelin e lartë që paraqet rrezik për të gjitha moshat posaçërisht për ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, tension të lartë dhe problemet me zemër.

"Të respektohen me përpikëri këshillat e mjekut dhe të mos ekspozohemi rrezeve direkt të diellit nga ora 9-17. Edhe shtypja atmosferike është e ulët nën vlerat e normales për 2-3 milibar. Gjithashtu është mirë të bartmi rroba me ngjyrë të hapur ( të bardha) dhe mundësisht ata që e kanë të domosdoshme lëvizjen në orët e lartë cekura të bartin ombrella me ngjyrë të hapura, jo ngjyrë të zezë", thuhet në njoftimin e IHK-së.

Të dielën priten kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe vende-vende reshje shiu. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 08:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori