"Ditë e mirë për demokracinë në Kosovë"
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se qytetarët edhe kësaj radhe po dëshmojnë kulturën e lartë demokratike, në një kohë që ky proces është dukshëm më i mirë se të kaluarit.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë se kanë të dhëna për disa probleme që janë vetëm çështje teknike.

"Edhe në Veri, atmosfera është e mirë. Deri tani mund të them se ka probleme të vogla; kemi disa raportime në disa qendra, jemi në procesin e verifikimit, por janë vogëlsira. Do i verifikojmë dhe do raportojmë në daljet tona të radhës",-ka thënë ai.

PDK thotë se atmosfera e deritanishme jep një sinjal mjaft të mirë për frymën demkoratike të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2013, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori