Super festë me të ftuar VIP, e gjeni dot sa vjeç mbushi e bukura e Tropojës (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e 37. Teksa ka marrë urime pafund nga fansat, kolegët, familjarët dhe miqtë, ajo kishte organizuar gjithashtu edhe një festë të madhe për ditën e saj të veçantë.

Pranë vetes, e bukura e Tropojës kishte zgjedhur njerëzit e saj më të dashur, ku nuk mungonin as kolegët e “Portokallisë”.

Ndërkohë të ftuarit dhe vetë Arjola, kanë postuar në rrjetet sociale foto e video nga festa që ka zgjatur deri në orët e vona.


Shtuar 21.09.2021 12:12