Dita e të pagjeturve, VV: Pushteti i braktisi, ne nuk i harrojmë (VIDEO)
Pëlqej
Në ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur, lëvizja Vetëvendosje organizoi këtë të shtunë një aktivitet simbolik tek fotografitë e personave të pagjetur që prej rrëmbimit të tyre të dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë këtij aktiviteti, Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Balaj tha se tash e 15 vjet, mosgjetja e eshtrave të personave të rrëmbyer gjatë luftës mbetet një plagë e madhe për familjarët dhe shoqërinë tonë.

Fakti që ende ka varreza masive të pazbuluara në Serbi dëshmohet dhe me rastin e gërmimeve më të fundit dhe gjetjen e varrezës masive në Rudnicë me mbi 250 trupa shqiptarë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

"Kosova ende kërkon 1700 trupat e të pagjeturve. Kjo kërkesë deri me tani ka hasur në vesh të shurdhër edhe nga ana e institucioneve të Kosovës. Krimet e Serbisë në Kosovë asnjëherë deri më tash nuk qenë kusht i Kosovës ndaj Serbisë apo i komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë, në raport me çfarëdo marrëdhënie ndërshtetërore. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë dhe do të jetë pranë kërkesave të familjarëve për me të dashurit e tyre dhe me të gjitha kapacitetet do të luftoj që të zbardhet fati i tyre dhe trupat e t’u kthehen pranë familjareve të tyre" tha Balaj.

VV i beri thirrje instancave vendore dhe ndërkombëtare që janë përgjegjëse për zbardhjen e fatit e të pagjeturve, të veprojnë konform mekanizmave dhe rregullave ndërkombëtare dhe të mos ndalen së bëri trysni mbi Serbinë në hapjen e të gjitha varrezave masive dhe kthimin e trupave pranë familjeve në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori