Dita e fundit e javës, këto janë temperaturat në Kosovë (FOTO LAJM)

Dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal.

Reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me erëra, kryesisht në Istog me rrethinë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri 17m/s.

Sa i përket temperaturave minimale, ato do të shënojnë rritje, duke lëvizur ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa edhe në vlerat e maksimaleve do të ketë rritje të lehta, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë në 17 gradë Celsius.

Java tjetër parashihet me ngritje të lehta në fushat termike dhe me sasi të reshjeve më të kënaqshme se java që do të lëmë, thuhet ne Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Shtuar më 03/11/2019, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori