Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur
Sefaj, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim u
bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe në bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët.
Gjithashtu, në këtë takim u
bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.
Gjatë këtij takimi, Minxhozi uroi ministrin
Sefaj në emërimin e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që do të shikohen mundësitë e lehtësimet të kalimit të kufirit të qytetarëve të dy
vendeve të cilët jetojnë afër zonave kufitare, duke u bazuar në praktikat e
vendeve perëndimore.
Shtuar më 29/09/2017,
ora 15:08