Kjo është ushtria më e re shqiptare e krijuar në Internet (VIDEO)


Pëlqej
Disa persona kanë keqpërdorur simbolet e kombit shqiptar dhe pasi kanë kapur disa armë në dorë japin ultimatum. Ata kanë dalë në internet duke folur me një theks jugor për të mbrojtur Preshevën.

Këta të rinj që prezantohen si Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), përmes një videoje të vendosur në internetit kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë “tregti” me territoret.

xhirim shihen pesë meshkuj të maskuar, të veshur me të zeza, me simbole shqiptare. Tre qëndrojnë me pushkë, i katërti mban flamurin, ndërsa i pesti shqipton tekstin në gjuhën shqipe.

Videon e ka vënë në Twitter gazetari holandez Vincent Triest, i cili punon në Shqipëri dhe i cili tekstin e ka përkthyer në anglisht.

“Kërkojmë nga politikanët të ndërpresin shitjen ose tregtimin e territoreve për interesa të tyre. Duhet t’i bëjmë [presion politik dhe ekonomik Greqisë që të tërheq Ligjin e luftës (me Shqipërinë). Duhet të dëbojmë drejtpërdrejt krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare (grekë). Duhet drejtpërdrejt të ndalim bisedimet për tregtimin e territoreve të Mitrovicës veriore dhe Luginës së Preshevës”, ka thënë njëri nga anëtarët e armatosur dhe i maskuar.

I riu në këtë xhirim flet me theks të qartë në dialektin jugor të shqipes, ndërsa deri tani ekstremistët e AKSH-së kanë folur me theks kosovar, rikujtojnë mediat e Beogradit.
Shtuar më 13/09/2018, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori