Njësia speciale e Policisë së Kosovës intervenoi dhunshëm, me spraj lotësjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes gjatë së dielës ndërsa qytetarët Prizrenit u solidarizuan me aktivistët, duke i mbrojtur ata nga
policia.
Ata nuk janë lejuar të lëviznin në sheshin e bulevardit të këtij qyteti me flamuj kombëtare. Ndërsa kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren Arbër Rexhaj dhe aktivistët Premton Ibërdemaj, Arta Tejeci dhe Diellza Kryeziu janë
arrestuar nga
policia. Më herët nga
policia janë
arrestuar edhe 12 aktivistë të kësaj lëvizje. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2012,
ora 15:05