Disa lagje të Prishtinës mbeten pa ujë
Pëlqej
Gjatë ditës së sotme, kontraktorët e KomunësPrishtinës përgjatë punimeve të tyre në Sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion të ujit që kalon nën objekte banimi.

KRU ”Prishtina” njofton se për këtë shkak janë detyruar të ndërprenë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Lagjet e prekura janë: “Ddodona”, ”Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Njoftohet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori