Diplomati rus në Prishtinë, Andrey
Shukurov është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë.
Sipas
Shukurov,
opsioni më i mirë është që Serbia dhe Kosova të këmbejnë territorët.
Ai thotë se situata kur veriu iu dha Kosovës dhe Lugina Serbisë ka qenë artificiale dhe ndaj duhet që të këmbehen
territoret për të patur paqe.
“Mendoj se ky do të ishte
opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë viteve që po qëndroj këtu në Kosovë”, thotë për gazetën “Zëri”
Shukurov.
Andrey
Shukurov është udhëheqës i zyrës
ruse në Prishtinë, zyrë që funksionon në kuadër të Ambasadës Rusë në Beograd. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014,
ora 10:17