Lëvizja e Dybala, Sabatini “braktis” Juventusin dhe ndjek Romën në rrjetet sociale

E dashura e Paulo Dybala, Oriana Sabatini, është gati të ndryshojë jetesën pas vendimit të partnerit të saj për t’u larguar nga Juventusi dhe për t’iu bashkuar Romës.

Argjentinasi është në pritje të ekzaminimeve mjekësore dhe hedhjes së firmës,  ndërsa e dashura e tij ka nisur të ndjekë klubin romak në Instagram me profilin e saj prej 5.8 milion ndjekësish.

Një ndryshim i menjëhershëm, pasi ajo gjithashtu ka ndaluar së ndjekuri klubin e Juventusit./albeu.com