Diplomati amerikan: SHBA e konsideron Serbinë shtyllë të stabilitetit në rajon
Pëlqej
Diplomati amerikan, Wes Michel, pas vizitës që sot i bëri Kosovës, pasdite qëndroi në Serbi.

Ai atje u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, shkruajnë mediat serbe.

“SHBA-të e konsiderojnë Serbinë si shtyllën kurrizore të stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Michel, gjatë takimit me Dacic, të cilit i dhuroi një ribotim të deklaratave të presidentit amerikan Woodrow Wilson në Kosovë nga “New York Times”, në qershor të vitit 1918 .

Ai theksoi se SHBA-të e kanë konsideruar gjithmonë Serbinë si njërin ndër vendet më të rëndësishme të rajonit. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori