Diplomacia kosovare me strategji të reja
Flamuri kosovar
Diplomacia e Kosovës në fund të marsit do të mbajë Konferencën e Ambasadorëve, ku do të diskutohen angazhimet e reja, sidomos veprimtaria diplomatike jo vetëm për njohjen e shtetit të Kosovës, por edhe për bashkëpunimin me shtete të tjera.

Këto objektiva do të prezantohet me një dokument strategjik, i pari i këtij lloji, i cili pritet të finalizohet brenda pak ditësh, theksojnë mediat kosovare.

Kreu i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në këtë konferencë të parë pas dy vitesh të funksionimit të diplomacisë së Kosovës, do të diskutohen shumë çështje të prioriteteve të politikës së jashtme.

Në këtë konferencë, ku do të marrin pjesë të gjithë ambasadorët e Kosovës të akredituar nëpër vende të ndryshme, do të marrin pjesë edhe presidenti Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2011, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori