Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po i bėjnė presion Serbisė tė anulojė planet pėr zhvillimin e zgjedhjeve lokale nė veri tė Kosovės. Kjo pėrplasje mes Beogradit dhe Prishtinės shfaqet ndėrkohė qė ende vazhdon debati mbi marrėveshjen e 24 shkurtit mes dy vendeve. Pikėrisht kjo marrėveshje ėshtė strumbullari i problemeve, thotė pėr Zėrin e Amerikės, Shirley Dioguari, kėshilltare pėr Ballkanin pranė Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane.
Sipas saj, marrėveshja ishte njė kthim i madh prapa pėr Kosovėn dhe krijon imazhin se
Serbia ende ruan njė shkallė sovraniteti mbi Kosovėn. Marrėveshja e kthen Kosovėn prapa ekonomisht, e kthen Kosovėn prapa politikisht. Do tė jetė mė e vėshtirė tė sigurohen njohje tė reja, mė e vėshtirė tė futet nė BE, mė e vėshtirė tė tėrheqė investitorė, thekson
Dioguardi.
Marrėveshja, ka marrė njė mbėshtetje tė hapur nga administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian. Sekretarja Clinton e pėrshėndeti si njė hap mė pranė integrimit evropian dhe si njė nxitje pėr njohje tė re tė shtetit tė Kosovės. Por DioGuardi thotė se marrėveshja nuk e ndihmon Kosovėn.
Pėr sa kohė qė ekziston shėnimi pėr Rezolutėn, pėrse do tė ndjeheshin investitorėt e huaj tė gatshėm tė vinin me investime. Pėr sa kohė qė ekziston shėnimi, pėrse do tė ndjeheshin tė gatshėm vende tė tjera pėr ta njohur Kosovėn? Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk e kuptojnė se kjo marrėveshje nuk do tė funksionojė e vetmja gjė qė do tė realizojė ėshtė ngrirja e konfliktit.
Dioguardi e sheh problemin si njė vazhdimėsi e njė mendėsie tė gabuar nga ana e Perėndimit. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanė vepruar gjithmonė me bindjen se po ti hapin rrugėn Serbisė, disi edhe Prishtina edhe Beogradi do ta kapėrcenin ēėshtjen e pavarėsisė drejt tė ardhmes evropiane.
Serbia, thotė analistja, ėshtė treguar shumė e shkathėt nė shfrytėzimin e kėsaj mundėsia:
Serbia ka qenė shumė e suksesshme nė kthimin pas tė arritjeve qė janė shėnuar prej vitesh nė Kosovė. Beogradi ka qenė i suksesshėm nė krijimin e imazhit se, Kosova duhet ti pėrgjigjet Rezolutės 1244, pavarėsisht nga vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe krijon edhe imazhin ndėrkombėtar se e ardhmja e Kosovės varet nga Beogradi. Marrėveshja krijon imazhin e njė niveli sovraniteti tė Beogradit mbi Kosovėn. Nuk mendoj se marrėveshja mund tė shihet si sukses.
Lidhja Civile Shqiptaro-Amerikane ka qenė e hapur nė kritikat e saj ndaj udhėheqjes sė Kosovės dhe nė pėrgjithėsi elitės politike. Kjo marrėveshje, thotė kėshilltarja e organizatės Shirley
Dioguardi ėshtė njė tjetėr shembull i pasivitetit tė Prishtinės zyrtare dhe i rendjes pas karrierės dhe interesit tė ngushtė:
Ka dy aspekte qė ndikojnė nė kėtė situatė. E para ėshtė shumė e lehtė pėr politikanėt nė Kosovė tė qėndrojnė pasivė, me mendimin se Amerika do tė kujdeset pėr Kosovėn. Kjo ėshtė tragjike dhe ka ndodhur ndėrkohė qė shumė politikanė mbushin xhepat nė kurriz tė vendit. Pėr sa i pėrket kėtij besimi tek Shtetet e Bashkuara, e kam vėrejtur prej vitesh se elita politike nuk e sheh qartė si funksionon qeveria amerikane.
Ata besojnė se duhet ti hapin rrugėn administratės amerikane. Pushteti nė Amerikė funksionon ndryshe. Lidhja Civile Shqiptaro-Amerikane punoi pėr pavarėsinė e Kosovės pėr 20 vjet, jo me administratėn.
Ka ardhur koha, shprehet
Dioguardi, qė Kosova tė bėjė atė qė po bėn
Serbia. Ndėrkohė qė
Serbia pėrpiqet tė destabilizojė rajonin dhe tė marrė nėn kontroll Veriun e Kosovės, ka punuar njėkohėsisht edhe pėr pėrmbushur standardet e Bashkimit Evropian; kėtė duhet tė bėjė edhe qeveria e Kosovės.
Kundėrshtimi ndaj marrėveshjes sė 24 shkurtit ka qenė i fortė edhe nga disa qarqe politike nė Kosovė. Por nė radhėt e opinionistėve perėndimorė marrėveshja shihet nė njė dritė pozitive, me thirrjet qė Kosova duhet tė pėrqafojė avantazhet qė i ofron pjesėmarrja nė forumet rajonale.
Por deklarimet e Beogradit se synon tė organizojė zgjedhje lokale nė veri tė Kosovės janė njė ogur shqetėsues se marrėveshja e re nuk ka sjellė ndryshime nė ēėshtje thelbėsore nė marrėdhėniet Prishtinė-Beograd.
Shtuar më 09/03/2012,
ora 22:03