DioGuardi: Populli shqiptar diskriminohet në Ballkan
Pëlqej
Ish-kongresmeni dhe kryetar i LQSHA-së, DioGuardi ka folur për çështjen shqiptareBallkan dhe sidomos për shqiptarët në Maqedoni.

Në redaksinë “Tv Ilirët” në Shtetet e Bashkuara, DioGuardi tha se ka kujtime që nga koha që ka udhëtuar nëpër Ballkan dhe se ka parë sesi shqiptarët në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Serbinë e sotme vuanin nga regjimi jugosllav.

“Porsa hyra në portën e Kongresit në Uashington jam afruar shumë me Tom Lantos dhe John Porter dhe tashti në dijeni të plotë për pozitën e vështirë të shqiptarëve në ish Jugosllavi,kam afruar para tyre platformën time kombëtare që për Kongresin dhe Senatin të përgatisim një rezolutë për avancimin e çështjes shqiptareBallkan. Kjo u mirëprit nga Tom Lantos,Gilman,Hyde dhe me ato 50 firma tjera kongresmenë dhe senator”, tha DioGuardi.

Ai ka shtuar se pavarësisht se janë kryer disa hapa drejt formësimit të të drejtave të shqiptarë në rajonin e Ballkanit, shqiptarët sërish janë të diskriminuar në hapësirat e shteteve ku jetojnë.

Sipas tij, klasa politike shqiptareMaqedoni ka dështuar dhe se ajo vetëm sa vëzhgon sesi pushteti vepron mbi shqiptarët civilë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori