Dilemat e opozitës për MSA-në
Opozita kanë arritur në një mendim se nuk do të jenë pjesë e seancës së Kuvendit në miratimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit, pasi kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje.

Përfaqësues nga rradhët e opozitës pohojnë se nuk do të ndërmarrin masa për ta bllokuar seancën. Sipas Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje, i cili ka thënë për Telegrafin se subjektet opozitare janë marrë vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet MSA.

Ndërsa Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ende nuk e kanë parë Projektligjin për ratifikimin e MSA-së, prandaj nuk mund të thonë nëse do ta votojnë ose jo.

Ai tha se Projektligji për ratifikimin e MSA-së fillimisht duhet të kalojë në Komisionin për Integrime Evropiane, pastaj shkon tek deputetët për votim.

Ndryshe, të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare do të mbajnë një konferencë për medie ku do të bëjnë të ditur qëndrimin e plotë në lidhje me MSA-në. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2015, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori