E FUNDIT/ Dyshohet të jetë infektuar nga ashensori, preket nga COVID 19 mësuesi në
Dilema, versione të ndryshme për vrasjen e Abid Jasharit
Që nga vrasja e 34-vjecarit Abid Jashari, bashkëshortja e të ndjerit është kthyer kundër vëllait të saj, Baki Shkodrës, duke e fajësuar atë se e ka shtyrë djalin e tij, Besnikun, t’ia vriste burrin. Ndërkaq, Baki Shkodra ka dhënë një version tjetër.

Selvie Shkodra – Jashari po qëndron te shtëpia e kunatit, ku po pret njerëzit që vinë ta shohin për vdekjen e bashkëshortit.

Djali i vëllait të saj, Besnik Shkodra, u vetëdorëzua në Polici, duke e pranuar se e ka kryer vrasjen.

E Selvia po e fajëson vëllain e saj, pra babin e Besnikut, se e ka shtyrë Besnikun t’ia vras burrin, shkruan Gazeta Express.

Ditë më parë Baki Shkodra tha se do ta ndihmonte motrën e tij të vejë me tre fëmijët e saj. Selvia thotë se nuk merr ndihmë nga vëllai i saj, pasi ai është shkak pse u vra Abid Jashari.

“Babën e fëmijëve të mi e kam shti në dhe prej gojës së tij. Nuk munet fmija e mi me hongër prej tij. Normal krimin e ka kry djali i tij, ama shtytës ka qenë ai”, ka thënë Selvie për t7.

Ajo thotë se shkak i vrasjes u bë një rrahje mes burrit të saj tanimë të vrarë dhe nipit të saj, Besnikut.

Ndërkaq, vëllai i Selvies, Baki Shkodra ka thënë se ai vetëm e ka ndihmuar motrën e tij dhe burrin e saj, madje i ka mbajtur edhe në shtëpi.

“Nuk është e vertetë që skemi folë me ta. Motra ime ka jetu te shtëpia ime. Unë jam detyruar ta largojë djalin tim Besnikun nga shtëpia vetëm që motra ime të qëndronte te ne”, ka thënë ai.
Shtuar më 03/03/2019, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori