Dikur e nxorrën zvarrë nga LDK, sot Gërvalla ia huq me deklaratën e Vetëvendosjes
Më 20 maj të vitit 2016 Donika Gërvallën e LDK-së e nxorrën jashtë si një njëeri të ulët nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, duket se e ka harruar këtë fakt e sot po bën propogandë pro LDK-së e kundër Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan albeu.com.

Madje, Gërvalla ka ngatërruar partinë në Gjermani që ka kandidat Martin Schulz, njërin nga figurat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, parti kjo që bëri thirrje Lëvizja Vetëvendosje të votohet nga shqiptarët e KosovësGjermani.

Po në këtë vit kur e nxorrën Gërvallën jashtë, në një takim me Kadri Veselin, kryetari i asj kohe i Parlamentit Evropian, Martin Schulz theksonte “Kosova do ta ketë mbështetjen e Parlamentit Evropian”.

Kurse Gërvalla e paqartë flet për një parti tjetër, gjasme e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.

Më poshtë statusi i plotë i Gërvallës në Facebook:

HahahahahaVV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani.Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t'jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë "Die Linke". Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar. Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman.

Në fakt, edhe ky koment i imi është krejt i panevojshëm, sepse ju të gjithë këtu keni qenë dhe i keni ndjekur zhvillimet e atëhershme dhe ato të tanishmet, por ja që thirrja publike e VV ngacmon dhe të detyron mos ta përmbash veten dhe të shprehesh doemos.


Shtuar më 23/09/2017, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori