Digjet “Viva Fresh” në Gjakovë
Një zjarr i madh ka kapluar objektin e supermarketit “Viva Fresh” në qendër të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, duke shtuar se të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr si dhe nuk dihet nëse ka të lënduar, tha policia.

“Ka ndodhur një zjarr. Nuk dihen shkaqet, njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha Express, Lirije Podrimja nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.


Shtuar më 10/03/2019, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori