Digjet vetura e një serbi në veri
Mitrovica
Policia në Mitrovicë ka njoftuar se një koktej molotovi është hedhur në një veturë, e cila ishte e parkuar afër Fakultetit Ekonomik në veri të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, toger Besim Hoti ka thënë se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një vetureparkuar, e cila ishte pronë e një qytetari serb.

“Sipas pronarit të automjetit, dy persona të paidentifikuar hodhën koktej molotovi në veturën e tij. Kurse zjarrin që e përfshiu makinën, vozitësi ia doli vetë ta shuajë”, tha Hoti, duke shtuar se motivet e këtij akti ende nuk dihen.
Shtuar më 21/01/2011, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori