Digjet shtëpia, nuk raportohet për viktima(FOTO-LAJM)

Në rrugën "Xhemal Prishtina" në kryeqytet këtë mëngjes një shtëpi është përfshirë nga flakët. Sipas zyrtares së Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti zjarri ka rënë diku nga ora 05.25 minuta të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë mundur që të lokalizojnë zjarrin, njofton Indeksonline.

Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

“Policia e ka intervistuar pronarin e shtëpisë, mirëpo deri tani ende nuk është konstatuar shkaku i zjarrit”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori