Digjet një objekt në Prishtinë
Një zjarr ka shpërthyer para pak çasteve në një objekt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje të energjisë elektrike.

Shaban Kremeni, zëvendës i shefit të ndërrimi, tha për Ekonomia Online përcjellë Klan Kosova se me të marr lajmin për zjarrin në këtë objekt, kanë dal në vendin e ngjarjes për shuarjen e tij.

Ai tha se është djeg një serë e lulishtes por që nuk e din ende shkaktarin e zjarrit.

“Nuk e dimë shkaktarin, por na kanë thënë që po djegien serat e lulishtes por nuk e dimë cili është shkaktari. Për momentin jemi të fokusuar në shuarjen e zjarrit”, tha ai.

Nga informatat e para besohet se objekti i përket Hortikulturës.

Shtuar më 03/12/2019, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori