Digjet një nga lokalet e njohura të Prishtinës, flet pronari i tij
Lokali i njohur “Che Bar” që gjendet në lagjen “Marigona” të Prishtinës është djegur nga zjarri mbrëmjen e së martës. Vetë pronari i lokalit ka falenderuar Policinë dhe zjarrfikësit si dhe stafin e tij për ndihmën e shpejtë që dhanë për shuarjen e flakëve.

"Ndodhia ishte e papritur. Nga çdo fatkeqësi, më erdhi shumë mirë nga reagimet i shpejtë që ishte nga Policia e Kosovës edhe Zjarrëfiksja për ndihmë, Falenderojmë për ndihmën tuaj...Tani është gjithçka në rregull për fat te mirë; nuk pati të lënduar. Një falenderim, stafit të Che Bar-it për kontributin e dhënë", shkruan Labinot Ademi në postimin e tij.
Shtuar më 19/12/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori