Digjet i gjallë një i moshuar në malet e Skenderajt
Të dielën në stacionin e policisë në Skenderaj është raportuar se një 85-vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ndërkaq dyshohet se vdekja është shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga zjarri.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërkaq Zahiti bën të ditur se hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës. Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij.
Shtuar më 25/03/2019, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori