Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Vlorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimt ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit Vlorë, Hysen Saliko. Shkak për shkarkimin e tij janë bërë problemet e shumta që janë gjetur në deklarimin e pasurisë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Suela Zhegu kanë vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, dikur anëtar i KLD-së, i cili përjashtohet nga institucionet e drejtësisë për të paktën 15 vitet e ardhshme.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.


Shtuar 3.08.2020 08:15