Diaspora pret mësimin shqip nga atdheu
Shqipëria dhe Kosova një vit më parë kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, kanë rënë dakord për Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor; Marrëveshje për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë; (Në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës), si dhe Marrëveshje për bashkërendim institucional për përparimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve në arsimin parauniversitar.

Të dy këto Ministri kanë marrë pjesë me ekipe të përbashkëta në proces të draftimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, duke ndarë vizionet e tyre dhe qasjet e reja si perspektivë cilësinë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Ndërsa nga kjo marrëveshje në fund të vitit të kaluar ka filluar në Prishtinë takimi i grupeve të punës për jetësimin e Marrëveshjes Kosovë -Shqipëri për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori