Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi u takua sot me liderët e
partive politike të Kosovës, të cilët i informoi me rrjedhën e procesit rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.
Liderët e
partive politike të Kosovës falënderuan
kryeministrin për informimin e rregullt që ai ka bërë pas cdo takimi.Lidhur me bisedimet e fundit të zhvilluara në Bruksel,
kryeministri Thaçi do të flas të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Thaçi është takuar me
kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, më 21 janar 2013 në Bruksel, në praninë e Përfaqësueses së Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baroneshës Ashton. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2013,
ora 16:36