Dialogu, tërhiqet LDK
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë qëndrimit në Londër është takuar me përfaqësues për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët i ka informuar me zhvillimet në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ai ka deklaruar se bisedimet për Veriun duhet të mbështeten në një koncensus politik dhe të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit.

Shefi i LDK-së, po qëndron në Londër, bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti, dhe anëtarin e kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti me të cilin kanë takuar drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Mbretërisë së Bashkuar,Owen Jenkins, si dhe udhëheqësin për Kosovë, David Lider.


Mustafa me këtë rast theksoi se mbeten ende shumë punë për t’u bërë në Kosovë, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të shtetit të së drejtës.
"Jenkins theksoi edhe një herë mbështetjen e shtetit të tij në këtë proces dhe e vlerësoi lart qëndrimin e LDK-së në këtë drejtim. Ai e vlerësoi rolin konstruktiv e shtetndërtues të LDK-së si parti e fuqishme opozitare", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga LDK-ja.

Mustafa tha se bisedimet për Veriun duhet të mbështeten në një koncensus politik dhe që të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit./albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori