Dialogu teknik, Paviçeviq: Brukseli i kënaqur me me rezultatet
Drejtori i Zyrës për Kosovën për çështje operative dhe profesionale në procesin negociator të Beogardit Dejan Paviçeviq ka deklaruar se pritet që për telekomunikacionin dhe energjetikën të ketë marrëveshje preliminare në nivelin politik.



"Brukseli pret një përparim. Brukseli është shumë i kënaqur me dinamikën edhe me rezultatet e gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy-tre muajve të fundit lidhur me çështjet që kanë dalë nga procesi i dialogut teknik dhe për vazhdimin e dialogutnivelin politik”, ka thënë Paviçeviq për TV B92. Sipas tij dje në Bruksel ka pasur takim për këtë temë dhe se pas dy javësh do të takohet me ekipet e Prishtinës e të Brukselit për të paraqitur disa kërkesa të Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2012, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori