Dialogu Serbi-Kosovė do tė sjellė zhvillime tė reja
Jelko Kacin
Raportuesi pėr Serbinė nė Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn, tha se duhet tė vihet, po ashtu, njė dialog mes serbėve nė veri dhe serbėve qė u integruan nė shoqėrinė dhe institucionet e Kosovės.


"Pėr Bashkimin Evropian kjo ėshtė pranim i njė rezultati demokratik tė zgjedhjeve. Njerėzit kanė vendosur dhe ata i kanė dhėnė mbėshtetje tė madhe Partisė Progresiste tė presidentit Nikoliq, i cili nuk ėshtė mė president i kėsaj partie qė nga marrja e detyrės si president. Nė anėn tjetėr, propozimi i Partisė Progresiste qė ta mandatojė liderin socialist, Ivica Daēiq mandatar pėr krijimin e qeverisė sė re nė Serbi, ėshtė vetėm njė konsekuencė e nevojshme pėr tė krijuar njė koalicion, pėr tė mbijetuar nė kėtė situatė tė vėshtirė politike dhe ekonomike, nė tė cilėn Serbia ėshtė pėrfshirė prej vitesh. Pra, konstatimi im ėshtė qė kėta hapa janė ndėrmarrė pėr tė dalė nga kriza dhe pėr tė krijuar qeverinė sa mė shpejt qė ėshtė e mundur", shtė shprehur Kacin.

Sipas tij e ardhmja e zhvillimeve nė relacionin Serbi-Kosovė, do tė sjellė zhvillime tė reja dhe rezultate tė reja. Njė vit e gjysmė mė parė ēdo dialog ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, ishte njė mision i pamundur. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2012, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?