Dialogu, rinis pas formimit të qeverisë serbe
Borislav Stefanoviq
Shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se me Prishtinën do të ulet në të njëjtën tryezë bisedimesh në Bruksel pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi dhe pas formimit të qeverisë së re.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me ndërmjetësin e BE-së në dialog, Robert Cooperin. Konsultimet po vazhdojnë, edhe pse nuk ka takime zyrtare në Bruksel. Ne jemi të gatshëm që sa më shpejt të arrijmë marrëveshje për çështjet tjera të hapura, sapo të rinisë dialogu”, ka thënë Stefanoviq, për gazetën “Novosti”.

Ndërsa pauza e dialogut mund të zgjasë deri nga gjysma e shtatorit. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori