U rrëzua ndërsa po luante, humb jetën i mituri në Dibër

Një i mitur në Dibër ka humbur jetën. Duke luajtur pranë banesës së tij, ai është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 10:22