Dialogu nis më 4 shtator
Pëlqej
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka konfirmuar se më datë 4 shtatorBruksel do të mbahet takimi për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit.

Në këtë takim pritet të diskutohet për ndërtesat e përkohshme në 6 pika kalimi kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri shtoi se vonesa e krijimit të institucione të reja nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e marrëveshjeve të Brukselit, por, sipas saj, ka qenë Serbia që ka shënuar ngecje në proces.

Ajo ka thënë më tej se Serbia, për shkak të dështimit në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nuk ka arritur të hapë negociatat për anëtarësim në BE. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori