Dialogu, ndikim në anëtarësimin e vendeve në BE
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, është shprehur e bindur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë i dëmshëm për Kosovën, ndërsa ka shtuar se shpresa e saj është që bisedimet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe të sjellin të dyja vendet më afër Bashkimit Evropian.

Megjithatë, ajo thotë se gjithçka varet nga përkushtimi me të cilin të dyja palët do të vijnë në tavolinën e dialogut.
Ashton gjithashtu thekson se garancitë për Kosovën se dialogu nuk do të dëmtojë rendin kushtetues është vetë pjesëmarrja e Kosovës në tavolinën e bisedimit.

“Unë dua që dialogu të ndihmojë në heqjen e pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të të mirave. Kjo nuk do t`ju bëjë të pasur, por do t`ju japë mundësi që të jeni më mirë dhe do të inkurajojë njerëzit që të investojnë. Dialogu ka të bëjë po ashtu me afrimin edhe të Prishtinës, edhe të Beogradit me BE-në. Kjo është dakorduar nga të 27 vendet anëtare të BE-së dhe ato të gjitha kanë votuar në favor të kësaj në Bashkimin Evropian. Andaj kam besim se ato do t`u japin përkrahjen e plotë të tyre” theksoi Ashton.
Shtuar më 07/03/2011, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori