Dialogu me Serbinë, zgjidhet Koordinatori Shtetëror
Skënder Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialog.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skënder Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në lajmërim.

Dialogu me Serbinë është një nga çështjet më të nxehta të momentit, përfundimi i të cilit do të ketë një rëndësi madhore në vend.

Shtuar më 21/07/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori