“Me të kemi hyrje-dalje”, shqiptari kap gruan e tij duke e tradhtuar me kolegun: Kemi 3 fëmijë (VIDEO)

Një tjetër histori tradhtie u trajtua në emisionin e kësaj të diele “1 herë mat” në E Diell në Top Channel.

Një burrë kërkoi investigimin e bashkëshortes së tij doktoreshë tek Urgjenca.

“Ka 10 vite që punon atje, ka qenë shumë e rregullt me oraret, ka qenë shumë e përkujdesur për familjen.

Vitet e fundit e shoh të ftohtë, të shpërqëndruar. Kam dyshimet e mia. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e afërt po kohët e fundit e kam ndjerë edhe nga aspekti fizik nuk është më ajo që ka qenë.

Më eviton, fik telefonin, s’më kap mirë sinjali thotë. Më vjen turp të shkoj atje të shoh, se më njohin dhe kolegët. Kemi 3 fëmijë. Edhe me fëmijët është e përkushtuar por jo si më parë,” tha klienti.

Ai kërkoi që ekipi i Shkënda Lilit të mund të futej dhe në spital, por kjo e fundit i tha se ambjentet private nuk janë pjesë e kontratës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)