Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush
Haradinaj ka shprehur sot keqardhjen për mosarritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Prishtina për këtë cështje.
“Kosova ka bërë punë të mirë, që me u arrit një marrëveshje. Është për keqardhje që nuk ka ndodh. Ne na vjen keq që s’ka ndodh. Tani si do të
shkoj më
tutje, ne nuk mund të vlerësojmë, sepse një epilog duhet ta jap vet baronesha
Ashton dhe të vlerësoj si do të
shkoj më
tutje në rolin e ndërmjetësuesit. Sa i përket dialogut direkt, ndoshta është herët me fol për këtë temë, meqenëse shumë mundësi janë shtjerrë me këtë dialog në Bruksel”, pohoi
Haradinaj.
Haradinaj dhe bashkëpunëtore të tij zhvilluan të dielen homazhe në lagjen “Arbëria në Prishtinë në nderim të ish-deputetit të AAK-së dhe këshilltarit të tij, Mahmut Bakallit. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013,
ora 16:09