Dialogu me Serbië duhet vazhduar
Pëlqej
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve duhet vazhduar.

Kështu ka vlerësuar përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton dhe Atifete Jahjaga, gjatë një takimi të realizuar në Austri.

Sipas njoftimit të presidencës, në takimin që është mbajtur në kuadër të punimeve të forumit Evropian Alpbach, është folur për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të rajonit, sikundër edhe për dialogun mjaft me rëndësi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Jahjaga tha se Kosova ka shënuar një hap përpara në rrugën evropiane përmes inicializimit të MSA-së, por theksoi nevojën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, që do t'u ndihmojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori