Dialogu me Kosovën, vendimtar për Serbinë drejt BE-së
Pëlqej
Kryetari i Parlamentit Evropian Jerzhi Buzek ka deklaruar se “dialogu konstruktiv me Kosovën” do të jetë “faktor vendimtar” për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së. Buzek në një intervistë për të përditshmen "Veçernje novosti" ka vlerësuar se bashkëpunimi rajonal si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë përbërëse të procesit integrues.

Në këtë kontekst Buzek tha se përshëndet bashkëpunimin konstruktiv të Serbisë me BE-në në hartimin e rezolutës së miratuar kohë më parë për Kosovën.

Kryetari i Parlamentit Evropian Jerzhi Buzek gjithashtu tha se shpreson që përkundër zgjedhjeve të paralajmëruara në Kosovë, zyrtarët e Serbisë dhe të Kosovës do të jenë në gjendje të nisin negociata teknike për të ardhmen me “synimin që të gjejnë zgjidhje praktike për bashkëpunim rajonal dhe lokal”, gjë që sipas tij, ka rëndësi thelbësore për mirëqenien e qytetarëve dhe rajonit.
Shtuar më 18/11/2010, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori