Dialogu me Kosovën, vendimtar për integrimin e Serbisë në BE
Kryeministri serb, Ivica Daçiq në një intervistë për rrjetin televiziv Al – Xhazira për Ballkanin është shprehur se dialogu me Kosovën është vendimtar për integrimin e Serbisë në BE.

Daçiq ka theksuar se do të takohej edhe Ramush Haradinajn nëse ai do të zgjidhej kryeministër i Kosovës.

"Bisedimet nuk bëhen me ata të cilët dëshironi ju, por me ata me të cilët keni probleme", tha ai për Al Xhaziran. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori