Dialogu me Kosovën, kusht për negociatat BE-Serbi
Në rrugën e saj për në BE, Serbia duhet në mënyrë të qëndrueshme të përmirësojë raportet me Kosovën. Kështu është shprehur kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej gjatë një takimi kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.


“Përmirësimi i qëndrueshëm dhe i dukshëm i marrëdhënieve me Kosovën mbetet kërkesa kryesore për hapin e ardhshëm të lëvizjes së negociatave për hyrjen e Serbisë” në BE, tha sot Herman Van Rompej. Zyrtari i lartë i BE-së më tutje është shprehur i kënaqur që qeveria e Serbisë ka marrë vendim, i cili tash do të mundësoj bashkëpunim rajonal frytdhënës, me pjesëmarrjen e të gjithëve në rajon.


Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, me ç’rast ka theksuar se të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash duhet të zbatohen, e veçanërisht marrëveshja për kalimet.
Zoti Van Rompej e trajtoi edhe çështjen e veriut të Kosovës, duke theksuar se duhet të gjenden zgjidhje të reja për situatën e ndjeshme në veri të Kosovës, zgjidhje të cilat do ta përmirësojnë jetën e njerëzve të atjeshëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2012, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori