Berisha zyrtarizon kandidaturën për kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të PD-së. Deri më tani, asnjë tjetër nuk ka shprehur se do të jetë kandidat përballë Berishës në zgjedhjet që do të zhvillohen me 22 maj 2022.

Kujtojmë se data e zgjedhjeve u vendos në Kuvendin e PD-së të thirrur nga Sali Berisha më 30 prill.

Nuk dihet nëse ndonjë kandidat tjetër do të dorëzojë dukumentacionin, ndërsa afati i fundit është nesër, 7 maj.

Kujtojmë se Edvin Kulluri u tërhoq nga gara pak ditë më parë. Gjithashtu edhe Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj deklaruan se nuk do të kandidojnë për kryetar të PD-së./albeu.com